Kylie Minogue shkëlqen në videoklipin luksoz të këngës së re festive “XMAS”

Kylie Minogue shkëlqen në videoklipin luksoz të këngës së re festive “XMAS”

Kylie Minogue ka tërhequr vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj mbresëlënëse gjatë prezantimit të videoklipit luksoz të këngës së re festive, “XMAS”, të hënën.

Ikona australiane e muzikës, 57 vjeçe, ka mahnitur fansat e veshur me një fustan mini saten shumë të shkurtër, të zbukuruar me detaje bardh e zi me pika dhe një fjongo të madhe elegante, duke dëshmuar edhe një herë stilin e saj unik dhe energjinë rinore.

E ulur mbi një grumbull dhuratash, Kylie kishte zgjedhur një paruke me prerje pixie, ndërsa pamjen e kompletoi me doreza lëkure deri në bërryl, të dekoruara me fjongo, si dhe syze moderne. Në videoklip, interpretuesja e hitit “Padam Padam” realizon një koreografi lozonjare, ku formon shkronjat X-M-A-S, përpara se të shfaqet në skenën finale me borë, e veshur me një kostum sensual të Babagjyshit të Vitit të Ri.

Në këtë pjesë, ajo shfaqet me një fustan mini të kuq, të zbukuruar me gëzof artificial të bardhë, duke parakaluar me vetëbesim në skenë me një palë çizme të zeza lëkure deri mbi kofshë, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë, kënga e re festive e Kylie Minogue e ka futur artisten në një garë të fortë në tregun muzikor, ku ajo konkurron edhe me grupin legjendar Wham!, në një kohë kur renditjet po dominohen gjithnjë e më shumë nga transmetimet online, duke lënë në plan të dytë shitjet tradicionale.

LEXO EDHE:

Back to top button