Lajmi i fundit/ Hiqen maskat

Lajmi i fundit/ Hiqen maskat

Gazetar: Adnan Qaili

Në seancën e sotme të Qeverisë u vendos heqja e maskave në ambiente të mbyllura.

Sipas vendimit shfuqizohet masa për mbajtjen e obligueshme të maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura përveç në shtëpitë e shëndetit, barnatore, institucionet e kujdesit për personat e moshuar dhe personat me nevoja të posaçme, si dhe në transportin publik, përkatësisht në autobus, taksi, tren dhe avion.

Nxënësit e shkollave të mesme mund të ndjekin mësim me prezencë fizike pa mbajtje të obligueshme të maskave mbrojtëse. Shfuqizohet edhe ndalesa për organizimin e ekskursioneve dhe mësimit në natyrë në shkollat fillore dhe shkollat e mesme.

Po ashtu lejohet puna me prezencë fizike e komisioneve mjekësore për përcaktimin e kompensimeve për invaliditet dhe komisioneve për përcaktimin e së drejtës për ndihmë dhe përkujdes nga person tjetër./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button