Ramadani: Të mos keqpërdoren mjetet e dedikuara për artin, por të rritet buxheti

Ramadani: Të mos keqpërdoren mjetet e dedikuara për artin, por të rritet buxheti

Aktori Ismet Ramadani apelon deri tek institucionet dhe personat kompetent që të mos keqpërdorim mjetet e dedikuara për artin, po të bëjnë përpjekje për rritjen e buxhetit. Ramadani në emisionin e pasdites në Alsat shprehet se në disa raste është menduar që të braktis këtë profesion dhe të filloj të merret me diçka tjetër.

“Ajo që dua të them është që të mos keqpërdoren ato mjetet të cilat merren, sepse zakonisht kur vijnë tek ne, tash po e them haptas, kur veçmë i kanë krye të gjitha pazarllëqet, me kamera, me ato me këto dhe më në fund vijnë tek aktorët. Shife, a po vjen me luajt, e kam një rol për ty, ama s’kemi buxhet hiç. ‘bukën me vete me marr’, po me bukën tonë me ardhë, a kupton është pak…ndonjëherë është më mirë të filloj të punoj diçka tjetër se sa me pranua me punua për hiç çmim. Më mirë dal punoj moler, po molerat mirë po fitonin”, tha Ismet Ramadani, aktor./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button