Lama e nis me fitore paraqitjen në Botërorin në Serbi

Boksieri shqiptarë dhe reprezentuesi i Maqedonisë, Jasin Lama, shënoi fitore në përballjen e parë të zhvilluar në kuadër të Botërorit në Serbi, duke mundur Fabio Roselin nga Ishujt Sejshele. Lama me vendim unanim të arbitrave eliminoi nga garat e mëtutjeshëm përfaqësuesin e Ishujva Sejshele, pran rezultatit 5-0.

Në xhiron e dytë, në kategorinë deri më 60 kg, Jasin Lama, më 29 tetor do të përballet me boksierin nga Uzbekistani, Abdulmalik Hallokov.

Përfaqësuesi i dytë i Maqedonisë në Botërorin në Serbi, Arsim Etemi, pasi që ishte i lirë në xhiron e parë, sfidën e parë do të zhvillojë më 30 tetor, kundër Andrej Kirijakovit nga Molldavia.

LEXO EDHE:

Back to top button