Lampardi befason: Unë trajner i përkohshëm? Një i tillë fitoi Ligën e Kampionëve

Frank Lampard është rikthyer në stolin e Çellsit, klub të cilin e ka drejtuar edhe më parë. Ai do të jetë në rolin e trajnerit të përkohshëm, deri në fund të sezonit. Gjithsesi, për ikonën e “blues”, kjo është një detyrë dhe mision i rëndësishëm, duke premtuar impenjim maksimal. Madje edhe surpriza.

“Trajner i përkohshëm?

Nga trajnerë të tillë personalisht kam mësuar dhe kam kujtime shumë të mira. Me një trajner të tillë, kur në stol ishte Di Mateo, ne fituam Ligën e Kampionëve. Ndaj asnjëherë nuk i dihet të ardhmes. Një tjetër trajner të përkokshëm që kam patur e që ka dalë mirë është Gus Hidink”, tha Lampard.

 

“Ne do të luajmë në dy fronte, Premier Ligë dhe Ligën e Kampionëve. Ndeshja ndaj Real Madrid do të jetë e vështirë, por jam gati të jap maksimumim tim për të arritur atë objektiv. I kam idetë e qarta. Tani, gjëja më e rëndësishme është të flas me skuadrën dhe t’i shoh në stërvitje çdo ditë”, tha në fund Lampard.

LEXO EDHE:

Back to top button