Laporta nuk përjashton mundësinë e kthimit të Mesit në Barcelonë

Sulmuesi i Paris Sen Zhermeni, Lionel Mesi mund të kthehet në Barcelonë në fund të sezonit. Negociatat e lojtarit me drejtuesit e PSZH-së për një kontratë të re ende nuk kanë çuar në sukses.

Kohët e fundit doli se babai i Lionel u takua me presidentin e Barcelonës Joan Laporta palët diskutuan të ardhmen e kampionit të botës. Informacioni u konfirmua nga burime autoritare, por klubi e konsideron ende një skenar thuajse të pamundur rikthimin e Messit, raporton gazetarja “Helena Kondis”.

Laporta e kupton se gjasat për ardhjen e argjentinasit janë të vogla, por gjithsesi nuk e përjashton një skenar të tillë.

LEXO EDHE:

Back to top button