​Largimi i serbëve nga institucionet, Presidenca: Njëjtë sikurse Rusia me Donbasin

​Largimi i serbëve nga institucionet, Presidenca: Njëjtë sikurse Rusia me Donbasin

Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, ka qenë ndër zyrtarët e parë që ka reaguar pas vendimit që serbët të largohen nga institucionet e Kosovës.

Ai shkroi në Twitter se ky akt i nxitur nga Serbia është i njëjtë me atë të Rusisë që bëri në Donbas në vitin 2014.

“Serbia është duke i detyruar dhe nxitur serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës. Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014. Gjithashtu tregon se Lista Srpska gllabërohet nga çdo agjenci dhe trajtohet si mjet për të destabilizuar Kosovën nga regjimi i Vuçiqit”, ka shkruar Vela.

Mesditën e sotme përfaqësuesit e serbëve në institucione të Kosovës kanë marrë vendim që të largohen nga të gjitha institucionet.

LEXO EDHE:

Back to top button