“Largohem për sa kohë Shaland drejton Kosovën”

Shtohen skandalet dhe akuzat në radhët e përfaqësueses së Kosovës, ku tashmë Bernard Shaland është kthyer në një personazh të padëshiruar nga tifozët, por edhe nga vetë futbollistët e këtij ekipi. Shpërthimi publik i Bernard Berishës pak muaj më parë duke festuar një gol të shënuar me përfaqësuesen, është pasuar sot me një postim në rrjetet sociale nga Laert Paqarada i cili ka bërë të ditur se po braktiste përfaqësuesen. Sipas mbrojtësit, trajneri e kishte degraduar duke mos e aktivizuar edhe pse e meritonte një gjë të tillë. Ai bëri të ditur se nuk do të kthehej te Kosova për sa kohë që Shaland ishte në stolin e saj./vipsport.al/

POSTIMI I LEART PAQARADËS

“I mbështetur për muri nga degradimi që më është bërë në vazhdimësi nga trajneri, mosangazhimi në lojë prej vitesh, përkundër ftesave për të luajtur, mosrespekti dhe injorimi nga ai, më detyrojnë që të vendos që përkohësisht të largohem nga dispozicioni për të luajtur në ekipin që udhëhiqet nga Bernard Challandes. Përzgjedhjen për të luajtur për Kosovën, krahas Shqipërisë apo në përfaqësueset e grupmoshave të Gjermanisë, e kam bërë pa asnjë mëdyshje. Gjë të cilën do ta bëj përsëri. Por jo nën drejtim të Bernard Challandes. Përkundër respektimit maksimal ndaj vendimeve të trajnerit, kam ardhur në pikën që ta mbroj dinjitetin tim nga ai.

Si bir i Kosovës, jam i gatshëm të kontribuoj duke luajtur për Kombëtaren nga momenti kur të vij trajneri i ri. Dashuria ime për Kosovën dhe familjen time është më e madhe se mosrespektimi dhe injorimi i trajnerit. Trajnerët janë të përkohshëm ndërsa Kosova është e përhershme. Ky vendim i rëndë është momental”.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button