Lauren Sanchez shkaktoi një ortek komentesh me fustanin me të cilin u shfaq në Shtëpinë e Bardhë: “Disa meshkujve u pëlqejnë femrat e lira”

Lauren Sanchez shkaktoi një ortek komentesh me fustanin me të cilin u shfaq në Shtëpinë e Bardhë: “Disa meshkujve u pëlqejnë femrat e lira”

Miliarderi Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez shijuan darkën shtetërore të organizuar dje nga presidenti amerikan Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden për nder të kryeministrit japonez Fumi Kishida.

Çifti ishte në humor të mirë dhe nuk u ndanë gjatë mbrëmjes, por Lauren tërhoqi më së shumti vëmendjen me zgjedhjen e veshjes së saj për këtë festë.

 

Ish-gazetarja është shfaqur me një fustan ngjyrë burgundy të markës “Rasario” që kushton 2200 dollarë dhe në plan të parë ka vënë gjoksin e saj të harlisur.

Me fotot ajo u mburr edhe në rrjetet sociale, por shumë besojnë se nuk ishte veshur siç duhet për një ceremoni të tillë në Shtëpinë e Bardhë.

“Lauren Sanchez e veshur si prostitutë për darkën në Shtëpinë e Bardhë”, “Gjoks të mëdhenj, buzë të fryra dhe shije zero”, “Duket sikur Jeff e mori nga rruga”, “A jam unë, apo e fejuara e Jeff Bezos po vishet në mënyrë të turpshme Pjesa më e madhe e kohës? Dua të them, kjo ishte në Shtëpinë e Bardhë. A dëshiron ai që ajo të duket kështu? Ndoshta. Botox, implante gjoksi, mbushje…”, “Ishte i martuar me një zonjë me klas, por nuk donte kështu. Disa meshkuj pëlqejnë shumë femrat e lira”, lexojnë disa nga komentet në rrjetet sociale.

Ndryshe, Sanchez pëlqen të tërheqë vëmendjen me veshjet e saj provokuese, ndërsa profili i saj në Instagram është i mbushur me foto me fustane të ngushta dhe të shkurtra, të cilat i zgjedh shpesh për eventet ku shfaqet me Bezos.

LEXO EDHE:

Back to top button