Lavrov: SHBA-të duan që të gjithë të jetojnë sipas rregullave të saj

Lavrov: SHBA-të duan që të gjithë të jetojnë sipas rregullave të saj

Janë Shtetet e Bashkuara që shkelin të drejtën ndërkombëtare duke u përpjekur të detyrojnë të gjithë të jetojnë sipas rregullave që kanë shpikur, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, transmeton RIA Novosti.

“Problemi kryesor është se amerikanët në fakt kanë shkelur ligjin ndërkombëtar dhe tabutë e pashkruara në praktikën diplomatike që kanë ekzistuar për dekada të tëra”, tha ministri rus në një intervistë për gazetën ruse “Argumentet dhe faktet”.

Sergej Lavrov theksoi se “kundër realitetit gjeopolitik, Shtetet e Bashkuara po përpiqen të nënshtrojnë pjesën tjetër të komunitetit botëror, për të detyruar të gjithë të jetojnë sipas “rregullave” që kanë shpikur vetë.

 

Ne jemi të përmbajtur, por durimi i Moskës nuk është i pakufizuar

Ata që flasin gjuhën e sanksioneve me Rusinë duhet të kenë parasysh se Moska deri më tani ka reaguar me përmbajtje ndaj akteve të agresionit ekonomik, por durimi i Moskës nuk është i pakufishëm, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov.

“Sigurisht, ne i kemi të gjitha mundësitë për të mbrojtur interesat tona kombëtare. Nëse është e nevojshme, ne do t’i përdorim ato në masën më të madhe”, tha Lavrov në një intervistë për gazetën “Argumenti i fakti”, transmeton RIA Novosti.

 

 

Sergej Lavrov tha se ata që flasin gjuhën e sanksioneve me Rusinë duhet të kenë parasysh se Moska deri më tani ka qenë e përmbajtur në përgjigjen ndaj akteve të agresionit ekonomik, por durimi i Moskës nuk është i pakufishëm.

LEXO EDHE:

Back to top button