Lëndimi i Kutinjos, Barcelona “shpëton” 20 mln euro

Mesfushori i Barcelonës, Filipe Kutinjo u operua sërish pas problemeve në këmbën e majtë. Edhe pse stafi mjekësorë i Barcelonës nuk e caktoi datën e rikthimit, braziliani pritet të mos luajë sërish këtë edicion. Ky lëndim ndoshta edhe i konvenon Barcelonës nga ana ekonomike sepse do t’ia kursejë 20 milionë euro. Barcelona nuk ka nevojë të paguajë bonusin prej 20 milionë euro te Liverpuli, ngase lojtari nuk do arrijë të bëjë 100 paraqitje këtë edicion.

 

 

 

Këtë sezon, Kutinjo zhvilloi 14 ndeshje dhe duke shtuar 76 në dy sezonet e parë, në total janë 90, pra nuk ka gjasa që këtë edicion të zhvillohen 100 ndeshje nga mesfushori.

Barcelona pagoi 120 milionë euro për brazilianin plus shtesat që bënin që transferimi të shkon në 160 milionë euro. E ardhmja e Kutinjos shihet larg “Camp Nou” dhe ka gjasa reale që të rikthehet në Premierligë gjatë verës së ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button