Lëngje të reja 100% nga VIVA – të pa rezistueshëm dhe të shëndetshëm

Duke përmirësuar aftësitë për krijimin e lëngjeve të frutave dhe pijeve, VIVA ka zgjeruar portofolin e saj në një kategori të re të lëngjeve të shtrydhura 100%.

Duke ju mundësuar kënaqësi maksimale klientëve dhe përdorimi i mollëve dhe manaferrave më cilësore nga rajoni i Maqedonisë, kategoria e re prej 1 litri përmban dy produkte: 100% manaferra të shtrydhura dhe lëng molle; dhe 100% lëng molle të shtrydhura. Lëngjet e shtrydhura janë 100% natyral, pa shtuar sheqer, ujë dhe ruajtës.

“Për vite me radhë ne kemi përsosur shijen dhe procesin e jashtëzakonshëm të krijimit të cilësisë së lartë të secilit prej produkteve tona. Ne besojmë se cilësia e shkëlqyeshme e lëngjeve të reja të shtrydhura është kryesisht për shkak të përdorimit të frutave nga rajoni i Maqedonisë, përkushtimit dhe entuziazmit të punonjësve tanë, si dhe përdorimit të linjës më moderne për përpunimin e frutave dhe perimeve të freskëta në rajon. Ndryshimi i stilit të jetës kërkon produkte më autentike, dhe në të njëjtën kohë të shëndetshme, plot me vitamina që na japin energji gjatë gjithë ditës. Prandaj, lëngjet e reja ngjallin kujtime të këndshme të lëngjeve të përgatitura natyrshëm nga gjyshet dhe nënat tona për çdo periudhë të ditës”, thonë nga ekipi i menaxhimit të Vivaks.

Lëngjet e reja të shtrydhura janë të disponueshme në paketim kartoni, duke e bërë kompaninë të vetmen në treg që prodhon lëngje të shtrydhura në paketime eko.

Nga fillimi e deri sot, Vivaks është bërë brend i njohur për lëngjet dhe pijet e saj premium “VIVA” për të gjitha gjeneratat, përpunimin e saj të frutave dhe perimeve dhe prodhimin e qullit, duke e bërë kompaninë njërën nga më të suksesshmet në rajon dhe më gjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button