Leona Lewis rikthehet pas më shumë se 10 vitesh me album të ri, i planifikuar për vitin 2026

Leona Lewis rikthehet pas më shumë se 10 vitesh me album të ri, i planifikuar për vitin 2026

Fansat e Leona Lewis kanë arsye të gëzohen. Këngëtarja britanike konfirmoi se është duke punuar në albumin e saj të parë pas më shumë se një dekade, i cili pritet të publikohet vitin e ardhshëm. Ky rikthim i shumëpritur shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e saj, pasi prej vitesh Lewis ka qenë më selektive në projektet muzikore.

Fituesja e “X Factor” në vitin 2006, tani 40-vjeçare, aktualisht performon në Las Vegas, ku po prezanton talentin e saj para publikues amerikan. Gjatë karrierës, Lewis ka publikuar pesë albume studio, përfshirë “Spirit”, “Echo”, “Glassheart”, “I Am” dhe albumin festiv “Christmas, with Love”, i njohur për hitin “One More Sleep”, përcjellë KultPlus.

Në një deklaratë për “The Sun”, këngëtarja tha: “Ka qenë një punë e vërtetë me dashuri dhe planifikoj të ndaj muzikë vitin e ardhshëm”, duke nënkuptuar rëndësinë personale të projektit të ri.

Rikthimi i saj vjen pas anulimit të një koncerti në Las Vegas për shkak të dhimbjes së fytit, por në Instagram, Lewis siguroi fansat se do të rikuperojë dhe do të kthehet më e fortë, duke marrë mbështetje dhe urime të shumta nga ndjekësit e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button