Lëshohet urdhërarrest për Bilall Kara – Dyshohet për mashtrim me miliona euro dhe shkelje të rënda në klinikën ‘Mediker’
Lëshohet urdhërarrest për Bilall Kara – Dyshohet për mashtrim me miliona euro dhe shkelje të rënda në klinikën 'Mediker'
Shqipëria ka lëshuar një urdhërarrest ndaj biznesmenit 45 -vjeçar, Bilall Kara, i cili dyshohet për keqpërdorime përmes klinikës “International Mediker” ish “Sante Plus” në Shqipëri.
Mediat atje njoftojnë se llogaria e klinikës është bllokuar, pasi ka indikacione se nuk e kanë paraqitur fitimin, në vlerë prej rreth 1 milion euro, ndërsa policia ka zbuluar edhe parregullsi serioze, mes të cilave edhe dhënie dhe shitje të barërave me afat të skaduar, si dhe distribuim të kontrabanduar të produkteve mjekësore.
Te 5 të punësuar është konfirmuar se kanë punuar pa sigurim shëndetësor dhe social. Kujtojmë se Bilall Kara, ishte pronar dhe president i bordit të Grupacionit të Spitaleve në Maqedoni, ndërsa në vitin 2023, Bujar Osmani, në cilësinë e ministrit të jashtëm e kishte emëruar Bilall Karan për konsull nderi në Turqi, me seli në Izmir.








