Letërnjoftimet do të lëshohen edhe sot
Ministria e Brendshme bën me dije se sot shërbimet administrative do të punojnë në komunat ku do të ketë votim, për të plotësuar nevojat e qytetarëve për të mundësuar mbledhjen e kartave të identitetit.
MPB-ja informoi se sot njësitet organizative kompetente do të punojnë vetëm në dhënien e letërnjoftimeve të përgatitura për qytetarët me orar të punës nga ora 07:00 deri në 19:00, duke përfshirë pikat e shpërndara në Shkup – Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë.








