Letërnjoftimet elektronike pas dy vitesh, vlerësojnë ekspertët e huaj

Letërnjoftimet elektronike pas dy vitesh, vlerësojnë ekspertët e huaj

Eksperti estonez në fushën e identitetit digjital, Raul Kaidro, vlerëson se vendi ynë mund të ketë kartat e para elektronike për identifikimin personal pas dy viteve. Siç thotë ai, në emisionin “360 Gradë” në Alsat, vendi nuk është shumë larg realizimit të një ideje të tillë, shkruan Alsat.

“Le të themi se procedura e tenderit për një përpunues do të zgjaste rreth gjysmë viti, ndërsa i gjithë procesi mendoj se do të përfundonte për rreth dy vite. Le të themi se deri në fund të vitit 2024, ju mund të keni në dorë kartat elektronike plotësisht funksionale. Unë nuk mendoj se ato do të shpërndahen menjëherë në të gjithë popullatën, por sistemi do të ishte funksional”, deklaroi thotë Kaidro./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button