Lewandowski dëshiron të largohet nga Bayern

Robert Lewandowski dëshiron të provojë një sfidë të re larg nga Bayern Munchen, por mund të jetë i detyruar të qëndrojë në Gjermani, pasi klubi bavarez nuk pranon ta lërë të largohet për më pak se 120 milionë euro.
Kështu raporton “Sky Sports News”, duke cituar burime pranë 33-vjeçarit. Sipas medias britanike, sulmuesi polak është i lumtur në Mynih, ku ka një kontratë deri në vitin 2023, por dëshiron të largohet para kohe, pasi deri atëherë do të ketë arritur në moshën 35-vjeçare dhe do ta ketë të vështirë të sigurojë një kontratë me një skuadër tjetër të madhe.

Bayern nuk i ka propozuar, të paktën deri tani, një rinovim të kontratës, por as nuk pranon të negociojë për një çmim më tërheqës, çka ka mërzitur lojtarin. Lewandowski vlerësohet gjerësisht si një prej lojtarëve që përkushtohet më shumë për gjendjen fizike, pasi dëmtohet shumë rrallë. Gjithashtu, është një makineri golash, për të cilën shumë skuadra do të kishin nevojë.

LEXO EDHE:

Back to top button