Libri i ri për Britney Spears pritet të tregojë në detaje jetën e saj të trazuar
Libri i ri për Britney Spears pritet të tregojë në detaje jetën e saj të trazuar

Një libër i ri për yllin e popit, Britney Spears, që pritet të ekspozojë të vërtetën e plotë të historisë së saj të trazuar të jetës, është duke u bërë gati për t’u publikuar.
Kritiku kulturor dhe ish-raporteri, Jeff Weiss, do të publikojë një biografi duke ofruar një vështrim gati të pafiltruar në karrierën dhe betejat personale të këngëtares së hitit “Toxic”.
Me titullin: “Waiting for Britney Spears: A True Story, Allegedly” do të dalë më 10 qershor dhe premton të eksplorojë “ngritjen historike dhe rënien po aq tragjike” të yllit të popit.
Jeff, 42, është një shkrimtar me bazë në Los Angeles, i cili mbuloi çdo lëvizje të Britney në mesin e viteve 2000.
Puna e tij e fundit, e përshkruar si një “rrëfim i furishëm” e ndjek këngëtaren nëpër momente të rëndësishme të jetës së saj, nga marrëdhëniet e profilit të lartë dhe martesat e anuluara, deri te betejat ligjore dhe performanca e saj e kritikuar gjerësisht në vitin 2007 MTV Video Music Awards.
Jeff është citurar nga Page Six duke thënë se “historia është kaotike sepse jeta e saj ishte kaotike”.
“Britney Spears nuk ishte thjesht një person, ajo ishte një epokë. Dhe kjo është ajo që doja të kapja”, ka deklaruar ai.
Autori kishte shkruar një analizë të thellë të albumit të Britney-t të vitit 2000, “Oops!… I Did It Again” në vitin 2020, duke shënuar 20 vjetorin e tij.
Publikimi i librit të tij të ri do të vijë gati dy vjet pasi Britney botoi kujtimet e saj, “Gruaja në mua”.
Libri me kujtime ka kryesuar listën e “bestsellerëve” të New York Times.
Në autobiografinë prej 288 faqesh, Britney, 43 vjeçe, rrëfen historinë e trazuar të familjes së saj, ngritjet dhe uljet e karrierës së saj dhe marrëdhëniet e saj të kaluara me Justin Timberlake, 44 vjeç, Kevin Federline, 46 vjeç, dhe 31-vjeçarin Sam Asghari.
Në kujtime, ajo kishte zbuluar se kishte një abort ndërsa ishte në lidhje me Justin në fillim të viteve 2000 dhe pranoi tradhtinë, duke çuar në ndarjen e tyre shumë të përfolur.
Sipas Page Six, Britney pritet të përfshihet në produksionin e filmit, megjithëse kastiu ende nuk është përzgjedhur.