Lidhja në rrjetin e gazit do t’u kushtojë qytetarëve rreth 100 euro

Lidhja e sistemit të gazit për një familje do të kushtojë maksimum 100 euro. Kompania e cila do të ofrojë çmim më të ulët të ofertave në ankandin publik, do të jetë partner me shtetin në ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes që duhet të transportojë gaz nga tubi kryesor deri në shtëpitë dhe hapësirat afariste të qytetarëve. Ky është kriteri kryesor i tenderit për ta fituar biznesin- konfirmojnë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës.

Kushti më i rëndësishëm i tenderit do të jetë çmimi më i ulët që do të ofrohet për lidhjen e gazit natyror. Pritjet tona janë që të jetë nën 100 euro për një lidhje. Në vitet e para të funksionimit të kompanisë, do të garantojmë çmim të caktuar dhe në të njëjtën kohë do të bëjmë kontroll të caktuar në katër vitet e para të funksionimit”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE.

Për më tepër, Bislimovski pret që qytetarëve, ndërmarrja private t’u ofrojë pagesë me këste për ndërrimin e instalimit të nevojshëm, sepse do të kushtojë disa mijëra euro. Ministria e Ekonomisë tashmë ka njoftuar se do të japë subvencione për blerjen e pajisjeve me gaz natyror, stufë apo bojlerë. Aktualisht lidhja me rrjetin e gazit në Strumicë dhe Kumanovë kushton rreth 500 euro. Kurse të dhënat e Rregullatorit thonë se vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2019, është vërejtur rritje të konsumit të gazit natyror prej 12.5 për qind. Rënie ka në industrinë e metaleve me 11 për qind dhe në zonat zhvillimore industriale- teknologjike me 16 për qind për shkak të zvogëlimit të prodhimit dhe kërkesës nga jashtë kurse rritja e përgjithshme është për shkak të konsumit më të lartë të qytetarëve dhe prodhimit të energjisë elektrike dhe ngrohjes.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button