Ohër-Strugë, gastronomët reagojnë ndaj mbylljes së veprimtarisë së tyre

Pronarët e hoteleve dhe objekteve gastronomike në rajonin kryesor turistik, përkatësisht në Ohër dhe Strugë, paralajmërojnë se mbyllja deri më 20 prill do të jetë goditje tjetër serioze për sektorin e tyre. Ata thonë se tashmë edhe ashtu kanë qenë në prag të mbijetesës.

Nga Shoqata e gastronomëve në Ohër këtë vendim të shtetit e vlerësojnë si të nxituar dhe kërkojnë kompensim të humbjeve që do të pasojnë.

Kjo erdhi si barrë shtesë. Tani duhet të diskutojmë dy çështje. Së pari, le të shtyjmë masat nga pakoja e pestë dhe zgjidhje shtesë për ne për situatën e sapokrijuar – deklaroi Mihail Mishev, Kryetar i Shoqatës së gastronomëve të Ohrit.

Nga ana tjetër, punonjësit druajnë për vendet e punës.

Kemi frikë, sepse sigurisht do të ketë largime nga puna. Kam shumë miq që kanë humbur punën pas karantinës vitin e kaluar. Vendimi aktual do ta përkeqësojë edhe më tej situatën – u shpreh Frosina Petrovska- e punësuar në objekt gastronomik.

Gastronomët pyesin se si është e mundur që shteti gjatë gjithë dimrit t’u lejojë të punojnë në hapësirë të mbyllur, ndërsa tani që ka ardhur pranvera, moti është ngrohur dhe mund të punojnë në tarracat verore me pak rrezik për shëndetin, merret vendim për mbyllje të tërësishme.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button