Liga e Konferencës me disa ndeshje nxitëse

Në Ligën e Konferencës, ka gjithashtu disa ndeshje tepër interesante. Holandezët e AZ Alkmaar do të presin në shtëpi belgët e Anderlehtit. Sfidën e parë, në Belgjikë, Anderleht e fitoi me rezultatin 0-2. AZ Alkmaar në fakt mendohej se do të ishte një kockë e fortë në këtë përballje të parë, por belgët triumfuan në shtëpi. Sot do të jetë një sfidë shumë e bukur, pasi holandezët kurrësesi nuk do të dorëzohen.

Fiorentina luan sot në Firence ndaj Leh Poznanit. “La Viola” vjen në kët sfidë sot pas një fitoreje të thellë ndeshjen e parë me shifrat 1-4. Fiorentina ka bërë një rrugëtim fantastik deri më tani dhe konsiderohen si pretendete për ta fituar këtë kompeticion. Nica do të përballet në Francë ndaj Baselit.

Një ndeshje tepër e bukur dhe me shumë emocione pritet sot pasi të dyja skuadrat aktin e parë u ndanë me një barazim 2-2. Edhe pse Nica konsiderohet si favorite, Baselli tregoi se nuk është një skuadër e thjeshtë për t’u përballur.

Sfida e fundit për këtë kompeticion ditën e sotme do të jetë ajo mes Uest Ham dhe Gentit. Në këtë përballje e cila do të luhet në Angli gjithçka është e hapur, pasi përballje e para përfundoi në barazimin 1-1. Në Conference League, dy sfidat e para do të luhen në orën 18:45, ndërsa dy të tjerat në orën 21:00./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button