Ligji / Davkova: Do ta nënshkruaj dekretin
“Kushtetuta nuk e njeh qeverinë teknike. Për mua, ndryshimet në ligjin për qeverinë që i referohen qeverisë teknike, edhe atëherë edhe tani janë jokushtetuese. Në ligj ka pasur dispozitë që ka shkruar se qeveria teknike do të funksionojë në vitin 2016. Ne e kemi vazhduar afatin. Kuptohet se në botë ka qeveri teknike por jo të kësaj natyre. Qeveritë teknike janë qeveri ekspertësh, qeveri burokratësh që të garantojnë zgjedhje fer dhe demokratike. Sigurisht do ta nënshkruaj dekretin megjithatë kuptohet se do të doja që meqë në atë mënyrë u miratua ligji, edhe tani të debatohet, të diskutohet dhe të shihen anët e mira dhe të këqija”, deklaroi Gordana Siljanovska Davkova, Presidente./Alsat.mk.








