Ohri mirëpret elitën botërore, Jaho dhe Kastronovo çelin festivalin veror

Me pjesëmarrjen e sopranos së njohur nga Shqipëria Ermonela Jaho dhe tenorit me famë botërore Çarls Kastronovo nga SHBA-ja, si pjesë e koncertit gala me titull “Dashuri”, më 12 korrik në Teatrin Antik në Ohër do të hapet edicioni i 66-të i festivalit “Vera e Ohrit”. Nga 12 korriku deri më 20 gusht do të realizohen gjithsej 48 ngjarje me pjesëmarrjen e mbi 700 artistëve nga 24 vende të Evropës dhe botës.

“Është nder i veçantë për ne që hapjen solemne ia besojmë artistëve nga vetë maja e elitës botërore të operës. Nën drejtimin e dirigjentit maestro Marco Boemi nga Italia, me paraqitjen e divës së madhe të operës Ermonela Jaho dhe tenorit me famë botërore Charles Castronovo, në shoqërim të orkestrës së Operës Kombëtare, do të festojmë fuqinë e muzikës në formën e saj më të lartë”, deklaroi Gjorgji Cuckovski – drejtor i manifestimit “Vera e Ohrit”.

“Bëhet fjalë për program që me kujdes bashkon traditën dhe rrjedhat bashkëkohore artistike, duke ofruar përvojë të denjë për reputacionin e festivalit, i cili prej më shumë se gjashtë dekada përfaqëson simbol të identitetit artistik dhe kulturor. ‘Vera e Ohrit’ e afirmon vendin tonë si destinacion të rëndësishëm në hartën kulturore botërore. Ky festival nuk mund të trajtohet vetëm si skenë, ai është dëshmi e gjallë e përkushtimit tonë ndaj kulturës si motor i zhvillimit shoqëror dhe si vlerë që na bashkon”, tha Zoran Llutkov – Ministër i Kulturës dhe Turizmit./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button