Ligji i kultivuesve të duhanit shkakton përplasje në Kuvend

Propozim ligji për mbështetjen financiare për prodhuesit e duhanit u bë mollë sherri mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës. Zgjidhja ligjore u mbrojt së pari nga ministri Arianit Hoxha. Ligji i ri parashikohet të miratohet në procedurë të shkurtuar, dhe sipas tij, parashikohen pesë milion euro mbështetje për prodhuesit e duhanit. Ligji rregullon kushtet, përdoruesit, sasinë dhe procedurën për dhënien e mbështetjes financiare, për të zvogëluar pasojat në prodhimin dhe blerjen e duhanit, të shkaktuara nga KOVID 19..

“Duke pasur ar të pastër, duhani i Maqedonisë është ndër markat më të mira që vijnë nga kjo zonë, ta ndihmojmë tani me një, për mua me një sasi simbolike”, tha Zlatko Penkov -VMRO DPMNE.

“Le të mos harrojmë krizën e kovididt, dhe jo vetëm që e goditi industrinë e duhanit, goditi edhe një institucion tjetër, dmth subjektet e tjera ekonomike, të tilla si vreshtaria, veraria, etj.” “Kjo qeveri ndan pesë milion euro plus për prodhuesit e duhanit”, pohoi Dime Velkovski -LSDM.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button