Ligji për legalizimin e objekteve, kthehet në Qeveri e më pas në Kuvend

Pushtetit nuk heq dorë nga ideja që të vazhdohet legalizimi i ndërtimeve jolegale dhe të vlejë edhe për objektet që u ndërtuan pas vitit 2011. Edhe pse propozim- ligji fillestar shkaktoi reagime dhe nuk u firmos nga presidenti i vendit, ministri i Transportit njofton se ligjin këto ditë do ta dorëzojë në Qeveri. Në tekstin e ri të ndryshuar, sipas Boçvarskit, janë pranuar të gjitha sugjerimet e shoqatave ekologjike dhe arkitektëve.

Zonat e mbrojtura që në ligjin paraprak u trajtuan me pëlqim të marrë nga ministria përkatëse janë hedhur poshtë tërësisht nga ky ligj, me çka nuk do të mund të vendosen në kornizë ligjor apo legale për legalizim. Dhe kuptohet, do të ketë pagesë progresive të harxhimeve komunale sipas madhësisë së objektit sepse ky ligj është i nevojshëm dhe miratohet për kategoritë e rrezikuara dhe njerëzit që kanë nevojë për kulm mbi kokë e jo për luksin e dikujt – tha Bllagoj Boçvarski- ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Ligji i miratuar fillimisht nga deputetët, për përcaktimin e statusit ligjor të ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, parashikon legalizimin e ndërtesave të paligjshme deri në ditën kur ky ligj hyn në fuqi. Nuk ka konfirmim nëse kjo dispozitë mbetet në zgjidhjen e re ligjore. Me të do të mundësohet legalizimi i objekteve, që kanë filluar të ndërtohen deri në momentin kur ligji do të shpallet në gazetën zyrtare. Javën e kaluar, deputetët e zgjatën për pesë vjet vlefshmërinë e ligjit mbi legalizimin e objekteve të ndërtuara deri në vitin 2011. Me ligjin e ri, për legalizimin e objekteve do të duhen 100 për qind pagesa e kostove komunale dhe 50 për qind kosto shtesë si një gjobë.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button