Lind breshka e rrallë albine

Lind breshka e rrallë albine

Një breshkë e rrallë gjigante albine doli për herë të parë për publikun në një kopsht zoologjik zviceran. Dy nga breshkat lindën muajin e kaluar në qytetin perëndimor të Servion, si pjesë e një programi për të ruajtur speciet e rrezikuara.

Njëra është e zezë si prindërit e saj dhe tjetra është albine.  Nëna, e cila peshon më shumë se 100 kilogramë, lëshoi pesë vezë më 11 shkurt dhe breshka albine u lind më 1 maj. Breshka tjetër u çel më 5 maj pasi vezët kaluan dy muaj e gjysmë në një inkubator.

Breshka mashkull peshon rreth 180 kg. Shkalla e suksesit të çiftëzimit është vetëm rreth 2%-3% për këtë specie. Breshkat e vogla peshojnë rreth 50 gram në lindje dhe mbahen në pëllëmbën e dorës.

LEXO EDHE:

Back to top button