Linja telefonike jashtë funksionit! Nuk nis vaksinimi i paralajmëruar nëpër shtëpi

Ndonëse u paralajmërua se sot do të fillonte vaksinimi i personave të palëvizshëm në shtëpitë e tyre, kjo nuk ndodhi, të paktën në Shkup. Linja telefonike e lëshuar për kryeqytetin ishte jashtë funksionit për periudhën dy orëshe, ku qytetarët duhej të paraqiteshin për të thirrur ekipet mobile të vaksinimit. Autoritetet shëndetësore thonë se vaksinimi i qytetarëve në shtëpitë e tyre do të nisë nesër, pa dhënë sqarime përse nuk filloi sot. Por, një formë e ngjashme e imunizimit është praktikuar edhe në pikat e vaksinimit, thotë mjekja Mlladenovska.

- Advertisements -

YouTube video

Ne deri më tani kemi shkuar në terren gjatë këtij muaji, por i kemi vaksinuar pacientët edhe në veturat e tyre që kanë ardhur deri këtu dhe stafi ynë ka bërë përjashtime duke dal te parkingu për ti vaksinuar në automjetet e tyre. Gjatë periudhës që lamë pas kemi vaksinuar persona të moshuar në nevojë dhe të pa lëvizshëm dhe gjithsesi numri tyre është i lartë”, tha Sanja Mlladenovska, mjeke.

As nga Ministria e Shëndetësisë nuk sqaron përse u shty për një ditë vaksinimi i personave të palëvizshëm në shtëpitë e tyre. Ndërkaq, në pikat e vaksinimit po vërehet interesim i vazhdueshëm i qytetarëve për të marr dozat anti kovid.

“Nuk e di përse pres kur kam të caktuar termin. Sa keni pritur më tepër se termini? 1 pa një çerek e kisha por erdha më herët duke menduar se ka procedura administrative që do të zgjasnin. Nuk ka të bëjmë me vullnetin, disi e kemi patjetër të vaksinohem përkundër asaj qe unë vetëm se e kam kaluar një herë infeksionin. Tash e ndjej se duhet patjetër.”

“Për pushime, por më duhet edhe për rrugë duhet patjetër të kemi vërtetime. Do të udhëtoj për Jordan se nga atje jam”

“Jo thjeshtë se gjithë në shtëpi jemi vaksinuar dhe nuk mund të shkoj në familjen më të gjerë do të më ishte e jo e hijshme kanë fëmijë të vegjël nga ta dij se çfarë virozash kalojnë mes nesh, prandaj.”

Nga ana tjetër Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve evidentoi 10 raste të reja të infektuarve nga 2,473 teste të bëra. 16 pacientë janë shëruar ndërsa 2 pacientë të moshës 62 dhe 67 vjeçe humbën betejën me Covid-19.

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button