Rezoluta e VMRO-së për negociatat me Bullgarinë do të miratohet me emrin e ri kushtetues

Rezoluta e VMRO-DPMNE-së për caktimin e pozicioneve shtetërore ndaj bllokadave gjatë integrimit Evropian do të procedohet në Kuvend me emrin e ri kushtetues. Kryeministri Zoran Zaev i bëri thirrje opozitës maqedonase ta mbështesë amendamentin për emrin kushtetues, ndërsa nga opozita shqiptare kërkoi të votojë “pro” miratimit të rezolutës. Sipas Zavit, me miratimin e rezolutës, VMRO-DPMNE-ja e pranon Marrëveshjen e Prespës.


“VMRO-DPMNE-ja e pranon realitetin por akoma mbron qëndrimin e saj për mos njohjen e Marrëveshjes së Prespës. Edhe pse përgjegjësia është e njëjtë për të gjithë. Ajo që është e mirë për qytetarët nuk mund të mohohet. Neve i mbështesim dispozitat e përgjithshme të rezolutës pa e ndryshuar asnjë nen ose asnjë presje. Por Kushtetuta është realitet. Shumica parlamentare do të intervenojë me amendament dhe do të sigurojë shumicë për të. I bëj thirrje edhe ASH-AAA-së ta mbështesin amendamentin pasi ata në vitin 2019 votuan për miratimin e ndryshimeve kushtetuese”– deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Por deputeti i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski thotë se çështja e procedimit të rezolutës me emrin kushtetues akoma po debatohet në parti. Javën e kaluar deputet të opozitës maqedonase deklaruan se ndaj amendamentit të shumicës, opozita do të voton e përmbajtur.

“Qëllimi ynë është të miratohet rezoluta sepse përmbajtja e saj ka për qëllim mbrojtjen e interesit kombëtarë, identitetit dhe gjuhës. Si grup parlamentar bashkërisht me kreun e partisë dhe Komitetin Ekzekutiv po koordinohemi si gjithmonë para vendimeve të rëndësishme. Në këtë moment nuk mund të flas në emër të gjithë deputetëve”– pohoi Timço Mucunski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Lidhur me ndryshimet kushtetuese dhe inkuadrimin e pakicës bullgare në preambulë, Zaev thotë se ndryshimet e tilla do të bëhen para anëtarësimit në BE. Nga Bullgaria nuk do të kërkohet qasje reciproke.

 Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button