Lirohen nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

Lirohen nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

Gjykata Supreme ka liruar nga paraburgimi tri infermieret e dyshuara për sulmin ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Në dokumentin e siguruar nga Klankosova.tv thuhet se të pandehurat nuk mund të ndikojnë në asgjësimin dhe ndryshimin e provave dhe as nuk mund të ndikojnë tek e dëmtuara apo dëshmitarët me çka edhe është aprovuar kërkesa e mbrojtësve të të pandehurave.

“Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A.R., e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A.P. e R.K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm DP.PP.nr.336/2022 të datës 03.11.2022 dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm PN1DP.nr.1561/2022 të datës 11.11.2022, ashtu që të pandehurave iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për tu mbrojtur në liri”, thuhet në vendim.

Kujtojmë se infermieret e përfshira në këtë rast, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzije Kuqi-Gashi u ndaluan pasi sulmuan një të moshuare që ishte banuese në këtë shtëpi.

Më poshtë e gjeni vendimit e plotë:

LEXO EDHE:

Back to top button