Llazareski nga Struga e përcolli vitin 2024 duke notuar në ujërat e ftohta të Drinit
Llazareski nga Struga e përcolli vitin 2024 duke notuar në ujërat e ftohta të Drinit
Zoran Llazerski nga Struga e përcolli vitin 2024 duke notuar në ujërat e ftohta të lumit Drini i Zi. Me këtë ai e përmbushi sfidën prej 365 ditësh, duke notuar në Drinin e Zi dhe liqenin e OhriT. Pavarësisht motit, Llazareski thotë se për të noti është mënyrë jetese dhe ritual komunikimi me lumin dhe liqenin dhe i jep atij kënaqësi të madhe.
“Noti im i parë filloi në vitin 1992 gjatë festës “Uji i bekuar” dhe hedhjes së kryqit në ujërat e lumit Drini i Zi. Që atëherë nuk jam ndalur deri më sot. Dhe vendosa ta kaloj tërë vitin, brenda 365 ditëve. Çdo shikim i imi kur i afrohem lumit Drini i Zi, sikur më tërheq vetë lumi dhe mund të flas me të dhe kam përshtypjen e madhe se nuk është problem për mua, a është ftohtë ose ngrohtë, thjesht shkoj dhe hyj”, deklaroi Zoran Llazareski – banor nga Struga. /Alsat.mk