Lokalet, VMRO: Jemi të hapur për koalicione

VMRO DPMNE-ja ndërroi sloganin e partisë. “Maqedonia për të gjithë njerëzit” është strategjia e re e partisë, të cilën e promovoi kreu i partisë Hristijan Mickoski një ditë më parë. Megjithatë nga kjo parti nuk sqarojnë se çfarë konkretisht do të ndryshojë nga politikat e deritanishme të saj. Ata thonë se agjenda mbetet e njejtë. Lidhur me koalicionet parazgjedhore për zgjedhjet lokale, nga VMRO-DPMNE thonë se janë të hapur për të bashkëpunuar me të gjitha partitë që janë pjesë e bllokut opozitar, por pa dhënë detaje nëse negociojnë me ndonjë parti konkrete. Nga opozita maqedonase thonë se ende nuk kanë caktuar kandidat nëpër komuna, pasi ende po bëhen testimet e brendshme partiake e më pas do të vendosin organet partiake.

“Slogani ‘Maqedoni për të gjithë njerëzit’ është kredo e re politike e VMRO-DPMNE-së, VMRO-DPMNE u ribrendua edhe me shenjë të re të kësaj politike të drejtuar ndaj gjithë njerëzve prej sot e më tutje, vetëm në një qëllim, ndërsa ai është që Maqedoninë përsëri ta vendosim që të jetë servis i qytetarëve të Maqedonisë- deklaroi Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

 

LEXO EDHE:

Back to top button