LPFM: Më shumë ndeshje gjatë ditës së shtunë, derbi kuqezi në Shkup  

Pjesa më e madhe e përballjeve të javës së 24-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të zhvillohen gjatë ditës së shtunë (16 mars), ndërsa në qendër të vëmendjes do të jetë sfida në Shkup.

Kjo e fundit do të zhvillohet në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, ku skuadra e Vardarit do të takohet me Shkëndijën. Në takimet e tjera do të përballen: Sileksi-Brera Strumica, Makedonija Gj.P. – Tikveshi, Bregallnica – Gostivari, Voska Sport – FC Shkupi.

Ndërkohë përballja e vetme që do të zhvillohet gjatë ditës së diel, (17 mars), do të jetë ajo në mes Rabotniçkit dhe Struga Trim Lumiit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Todor Preoski” në Shkup. Të gjithë ndeshjet nisin në orën 15.00.

LEXO EDHE:

Back to top button