LSDM akuzon ministrin Igor Fillkov se po e zbarrit procedurën për ekstradimin e azilantit Gruevski nga Hungaria

Gazetar: Suad Bajrami

LSDM-ja opozitare akuzon ministrin e Drejtësisë nga radhët e ZNAM-it Igor Fillkov se po i mban në sirtar dokumentet për ekstradimin e ish kryeministrit azilant në Hungari, Nikolla Gruevski nën arsyetimin se po pritet formimi i Qeverisë së re hungareze, e cila duhet të konstituohet më 9 maj.

“Gjykata i ka mbaruar dhe dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme për ekstradim të kriminelit të dënuar Nikolla Gruevski. Tani ato dokumente janë në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa, ndërsa ministri nga ZNAM, pjesë e tender koalicionit Mickoski, nuk i dëgon në Hungari. Nuk ka kurrfarë arsye të pritet qeveri e re. Institucionet patjetër duhet të punojnë dhe veprojnë menjëherë. Mickoski dhe qeveria e tij me vetëdije e mbrojnë Gruevskin dhe i japin hapësirë të arratiset në një shtet të tretë”, deklaroi LSDM.

• Ministri Igor Fillkov i mban në sirtar dokumentet për ekstradimin e Gruevskit
• Nuk ka arsye të pritet formimi i qeverisë së re, Qeveria po i mundëson Gruevskit të arratiset

Ministria e Drejtësisë i kishte kërkuar dokumentet nga Gjykata Penale për të parë nëse të njëjtat mund të ndikojnë eventualisht në procedurën e ekstradimit.
Çështja e rikthimit të Gruevskit nga Budapesti u rikthye pas rrëzimit nga pushtetit të kryeministrit të deritanishëm Viktor Orban, i cili ishte i dha azil politik Gruevskit pasi u arratis nga Maqedonia e Veriut në vitin 2018. Maqedonia dorëzoi kërkesë për ta ekstraduar, por një vit më vonë autoritetet hungareze e refuzuan kërkesën.
Kryeministri në ardhje Peter Magjar i cili gjatë fushatës kishte premtuar se Hungaria nuk do të jetë strehë për kriminelët ndërkombëtar, që në konferencën e tij të parë për shtyp e përmendi me emër Gruevskin, duke paralajmëruar depërtimin e tij.

“Hungaria nuk do të jetë strehë për kriminelë ndërkombëtarë. Dhe kjo nuk vlen vetëm për ata, por edhe për zotëri Nikolla Gruevski ish kryeministri maqedonasoverior, i cili gjithashtu është i dënuar”, tha Peter Magjar, Mandatar.

Pas kësaj deklarate, për çështjen në fjalë foli edhe kryeministri Hristijan Mickoski i cili tha se nëse Gruevski rikthehet, nga Budapesti në Maqedoni, autoritetet do ta dërgojnë direkt në burg.

“Unë nuk kam kurrfarë pritje, por nëse Nikolla Gruevski paraqitet në Maqedoni ai ka vendim të plotfuqishëm dhe ai menjëherë pasi të paraqitet në Maqedoni, normalisht organet e rendit do ta sigurojnë dhe do ta dërgojnë në mbajtje të dënimit me burg”, theksoi Hristijan Mickoski.

Sipas njoftimit nga Gjykata Penale e Shkupit për Gruevskin janë të shqiptuar tre aktgjykime. Edhe atë, për rastin “Tanku” i dënuar me dy vjet burg, por e njëjta është vjetërsuar. Më tej, është dënuar me 1 vjet e 6 muaj në rastin “Shuplakat në Qendër” e cila vjetërsohet në shtator të këtij viti. Ndërkohë i rëndon në supe edhe dënimi më i rëndë, ai me 9 vjet burg për rastin “Parcelat në Vodno”, i cili mund të vjetërsohet për 17 vite, apo në vitin 2043./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button