LSDM bëri ndryshime kadrovike duke zgjedhur anëtarë të rinj në organet udhëheqëse të partisë

LSDM ka bërë ndryshime kadrovike duke zgjedhur anëtarë të rinj në organet drejtuese të partisë. Në mesin e emrave të rinj në Këshillin Qendror dhe Komitetit Ekzekutiv janë Sonja Stamenkova,  Bogdanka Kuzeska e Rubin Zemon. Për sekretar të dytë organizativ është emëruar Zoran Trifunovski, ndërsa në krye të organizatës së Shkupit është caktuar Aleksandar Davçevski. Për sekretar ndërkombëtar të partisë është emëruar Andrej Zhernovski, ndërsa njëkohësisht partia ka shpallur thirrje publike për zgjedhjen e kryetarit të Forumit të pensionistëve. Kongresi programor i LSDM-së është paralajmëruar për më 7 qershor. /Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button