LSDM: Çdo ditë qeveria e VMRO-së zhytet në skandale, krim dhe korrupsion

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se qeveria hesht për “5 ton drogë përfunduan që në Serbi nëpërmjet Maqedonisë dhe se një bashkëpronar i një kompanie maqedonase është midis të arrestuarve”.

Nga LSDM thonë se nuk ka përgjigje se kush lejoi që një sasi e madhe droge të kalonte kufirin e Maqedonisë.

“Nuk ka përgjigje as për fotografitë e Mickoskit me kriminelin e njohur si Sime, i arrestuar në një rast tjetër me një sasi më të madhe droge, armësh, municionesh dhe një sasi të madhe parash. LSDM ka ngritur alarmin prej ditësh për lidhjen e strukturave kriminale në Maqedoni dhe Serbi”.

LEXO EDHE:

Back to top button