LSDM: Deklaratat e Hristijan Mickoski për BE-në çojnë vendin drejt izolimit dhe varfërisë

Ndaj deklaratave të kryeministrit Mickoski për integrimin e vendit ka reaguar LSDM-ja opozitare. Sipas partisë së Filipçes, kryeministri pranoi se Maqedonia nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. “Jemi të gatshëm të presim me dekada, s’do të ketë ndryshime kushtetuese”, është pranimi më i fuqishëm i deritanishëm i Mickoskit për izolimin në të cilin po e çon vendin, reagon LSDM.

Sipas opozitës maqedonase me të dhe partinë e tij, Maqedonia asnjëherë nuk do të bëhet pjesë e BE dhe kjo do të thotë varfëri e garantuar me dekada, shpërngulje edhe më me madhe të rinjve, kriminalitet dhe korrupsion të pakontrolluar në kurriz të qytetarëve.

LEXO EDHE:

Back to top button