LSDM-ja akuzon institucionet se reaguan me vonesë për situatën në Gostivar

“Shqetësues është fakti që ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, në vend që ta informonte menjëherë publikun dhe të aktivizonte të gjithë mekanizmat për mbrojtje, e fshehu për pesë ditë informacionin për helmimin masiv në Gostivar. Me këtë veprim është vonuar me vetëdije shpallja e epidemisë, ndonëse LSDM-ja, që nga sinjalet e para dhe në përputhje me rekomandimet e ekspertëve të shëndetit publik, kërkoi që kjo të bëhej menjëherë. Fshehja e informacionit në kushte të rrezikimit masiv të shëndetit publik nuk është një gabim i zakonshëm, është veprim i papërgjegjshëm me pasoja serioze për shëndetin e qytetarëve. LSDM-ja kërkon përgjegjësi të menjëhershme politike dhe institucionale nga ministri i Shëndetësisë dhe nga të gjithë kompetentët e tjerë”, deklaroi Natasha Popoviq, LSDM./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button