LSDM-ja kritikon Mickoskin për integrimin, Mickoski akuzoi Bullgarinë se bllokon edhe reformat

Gazetare: Fatlume Dervishi 

Opozita kritikon pretendimet e kryeministrit Hristijan Mickoski për bllokime të tjera nga Bullgaria në përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Sipas Venko Filipçes, Mickoski shpik justifikime për të mos bërë ndryshimet kushtetuese.

“Si na bllokon Bullgaria që t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese me të cilat nuk rrezikohet asgjë dhe vetëm do të hapen negociatat për kapitujt? Absolutisht në asnjë mënyrë. Do të ishim më të fuqishëm. Si i ndryshon kryeministri arsyet se përse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese? T’ju kujtoj se më herët flitej për të drejtën e maqedonasve në Bullgari, më pas se do të zbatoheshin disa vendime të gjykatës se Strasburgut. Këtë nuk e përmend më. Se do të bëhen ndryshime kushtetuese me zbatim të prolonguar. As atë nuk e përmend më. Tani gjen justifikime të tjera” deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Në Sofjen fqinje, ish Presidenti Rumen Radev fitoi zgjedhjet e fundit. Ai njihet për qëndrimet e ashpra ndaj Shkupit rreth ndryshimeve kushtetuese. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova tha se pret dialog konstruktiv.

“Me siguri shtetasit bullgar në të kanë njohur element stabil të shtetit dhe kombit, që me gjasë do të mundet lehtë të formojë qeveri dhe ta realizojë programin e tij. Sigurisht shumica dhe stabiliteti janë të rëndësishme edhe për ne sepse do të kemi me të të bisedojmë. Ptencova që për mua qasja rajonale është e rëndësishme dhe se pres raporte miqësore dhe konstruktive, mirëkuptim për nevojën e zgjerimit”, deklaroi Presidentja Gordana Siljanovska Davkova.

Mickoski, një ditë më parë, tha se Bullgaria nuk ka vendosur vetëm veto për ndryshimet kushtetuese por se bllokon edhe realizimin e Agjendës së reformave.

LEXO EDHE:

Back to top button