LSDM-ja prezantoi platformën digjitale të quajtur “Micko”

LSDM-ja prezantoi platformën digjitale të quajtur “Micko”

Opozita maqedonase prezantoi platformën digjitale të quajtur “Micko”. Në këtë platformë sipas LSDM-së do të mundet të denoncohen rastet e korrupsionit. LSDM thotë se qëllimi është që opinioni të ketë qasje më të lehtë te materialet e grumbulluara nga më shumë burime. Nga kjo parti theksojnë se ekipi i tyre i antikorrupsionit kryen analiza të rasteve që lidhen me konflikt të mundshëm interesash dhe aktivitetet e dyshimta në institucionet e nivelit lokal dhe qendror.

“Ekipi i Antikorrupsionit i LSDM-së prezanton platformën e re digjitale për luftë kundër krimit dhe kriminalitetit- Qendra për hulumtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ose në formë të shkurtër “Micko”. Platforma i dedikohet hetimit dhe arkivimit të materialeve publike dhe raporteve për operacione të mundshme korruptive në Maqedoni. Në grumbullojmë, analizojmë dhe i organizojmë të gjitha informacionet nga burime të ndryshme me qëllim të sigurimit transparencë dhe të informojmë qytetarët. Hetojmë raste, analizojmë tenderë, publikime mediatike ose raste korrupsioni, veçanërisht konflikt interesash dhe operacione të dyshimta në politikë në sektorin publik, institucionet lokale dhe shtetërore”, deklaroi Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, LSDM. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button