LSDM: Kjo protestë nuk është politikë, por luftë për mbijetesë dhe drejtësi sociale

LSDM-ja mbështet protestën e punëtorëve. Sipas socialdemokratëve kërkesat për rritje pagash janë legjitime ndërsa pushteti aktual po i poshtëron qytetarët. Partia opozitare rikujtoi se gjatë qeverisjes së LSDM-së, paga minimale u rrit nga 8.000 në mbi 20.000 denarë, ndërsa tani qeveria e VMRO-së refuzoi propozim-ligjin e LSDM-së për pagën minimale prej 600 eurosh. Nga LSDM theksuan se kjo protestë nuk është politikë, por luftë për mbijetesë dhe drejtësi sociale.

“Pas çdo page qëndron mundi i dikujt, duart e dikujt, ëndrrat e dikujt. Prandaj është e rëndësishme kur punëtorët bëhen bashkë dhe në mënyrë të qetë e dinjitoze kërkojnë atë që u takon. Hristijan Mickoski ju zhgënjeu, ju gënjeu dhe ju poshtëroi. Ju quan histerikë sepse kërkoni pagë minimale prej 600 eurosh, ndërkohë që ai mban orë që kushtojnë sa 150 paga minimale. Madje thotë se punëtorët mund të bëjnë edhe pa pushim; herën tjetër do të thotë se mund të bëjnë edhe pa ngrënë. Keni të drejtë të ngrini zërin, të jeni në rrugë. Protesta e Sindikatës nuk është politikë, është luftë për dinjitet, për pagë të drejtë dhe për një jetë më të mirë për çdo familje”, deklaroi Simona Cvetanovska, LSDM./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button