LSDM për rastin Alsat: Pushteti aktual do të bëjë gjithçka që të mbrohet prona private

LSDM për rastin Alsat: Pushteti aktual do të bëjë gjithçka që të mbrohet prona private

Gazetar: Adrian Kerimi

Pavarësisht se prej 10 ditësh opinioni, institucionet shtetërore, partitë politike dhe përfaqësitë diplomatike janë të njoftuara me kontestin gjyqësorë të Televizionit Alsat, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi thotë se nuk është i njoftuar me rastin.

Megjithatë Ademi thotë se institucionet duhet marrin masa dhe duhet përcaktuar përgjegjësia për të gjithë ata që kanë shkel ligjin.

“Nuk i kam përcjell zhvillimet e fundit por gjithmonë jam në krah të mediave dhe gazetarëve. Edhe subjekti politik të cilin unë e përfaqësoj, në kohët më të vështira ka qenë dhe vazhdon të jetë në anën e mediave. Uroj që në ato institucione ku ka pasur lëshime në aspekt të sigurimit të dokumentacioneve të besueshme dhe autentike, që për fat të keq kanë bërë lëshime, të merren masat e duhura dhe të zbardhjet kjo situatë para mbarë opinionit ku gjithkush do të ketë përgjegjësinë e vet”, tha Arbër Ademi, Deputet i BDI-së.

LSDM-ja fajin ia adreson ish ministrit të Financave, Zoran Stavrevski. Deputeti socialdemokrat, Nenad Kociq garanton se pushteti do të bëjë gjithçka që e drejta e pronës së Televizionit Alsat të mos cenohet.

“Rasti konkret zvarritet nga koha e ministrit Stavrevski i cili ishte ministër i VMRO-DPMNE-së. Ky rast është zvarritur deri tani falë boshllëqeve ligjore. Por ju garantoj se pushteti aktual do të bëjë gjithçka që të respektohen ligjet në fuqi dhe të mbrohet prona private e gjithkujt, në rastin konkret e Televizionit Alsat”, u shpreh Nenad Kociq, Deputet i LSDM-së.

Opozita njëzëri vlerëson se bëhet fjalë për presion dhe shantazh. Eli Panova nga VMRO-DPMNE-ja thotë se besimi në gjyqësorë nuk jep shpresë për liri të fjalë dhe media të lira.

“E dënoj çdo lloj veprimi përmes të cilit bëhet presion ndaj mediave. Kjo do të thotë se e drejta e fjalës nuk është në nivelin që e promovon pushteti. E di që rasti në fund do të përfundon në labirintet e gjykatave dhe ju e dini se cili është besimi në gjyqësorin e Maqedonisë, pra vetëm 8 për qind besueshmëri. Unë ju uroj të keni fat sepse në këtë situatë, për të dalë nga ato labirinte ju duhet vetëm fat”, theksoi Eli Panova, Deputete e VMRO-DPMNE-së.

Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët vlerëson se pushteti me këtë veprim po tenton ta kthejë vendin në totalitarizëm.

“Presion i Qeverisë ndaj fjalës së lirë. Tentativë për shantazh dhe për të futur edhe Alsatin nën ombrellën e tyre. Normalisht se edhe gjykatat janë të kapura. Atëherë mund të konsiderojmë se ky është edhe një ushtrim i totalitarizmit dhe veprim totalitarë në shtetin tonë”, tha Halil Snopçe, Deputet i ASH-së.

Lidhur me kontestin gjyqësorë mbi një pjesë të pronës së Alsat, institucionet shtetërore, përkatësisht Qeveria dhe Ministria e Financave vazhdojnë të heshtin./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button