Ndotja e ajrit, shqetësim kryesor shëndetësor në Evropën Juglindore

Ndotja e ajrit, shqetësim kryesor shëndetësor në Evropën Juglindore

Ndotja e ajrit vazhdon të jetë një shqetësim kryesor shëndetësor në Evropën Juglindore. Përqendrimet e pluhurit (PM2.5) janë shumë më të larta se udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) prej 5 μg/m3.

Sipas analizës Tendencat në cilësinë e ajrit dhe shëndetin në Evropën Juglindore” të publikuar nga Instituti i Efekteve Shëndetësore (HEI), ndotja e ajrit renditet ndër 10 faktorët kryesorë të sëmundjeve në Evropën Juglindore.

Pothuajse 12 për qind e vdekjeve totale në Evropën Juglindore (56,300 vdekje të parakohshme) ishin të lidhura me ndotjen e ajrit në vitin 2019.

PM2.5 në natyrë përbënin numrin më të madh të vdekjeve të lidhura me ndotjen e ajrit (46,600, ose 9,7% e totalit). Rumania kishte numrin më të lartë të vdekjeve nga ndotja e ajrit (17,100) në rajon, ndërsa Mali i Zi kishte numrin më të ulët (700).

Ekspozimet afatgjata ndaj ndotjes së ajrit kontribuojnë në një rrezik të shtuar të sëmundjes. Ekspozimi ndaj PM2.5 rrit gjithashtu lindjet e parakohshme.
Normat e vdekjeve të lidhura me PM2.5 tejkalojnë shkallën globale prej 53.5 vdekjesh për 100,000 banorë.
Mesatarisht, gati 23% e të gjitha vdekjeve të lidhura me sëmundjet respiratore i atribuohen ndotjes së ajrit. Ndikimet më të mëdha u panë në Bosnje dhe Hercegovinë (30%), Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi (secila 26%), ndërsa në Rumani(14%).

Srdjan Kukolj, Konsulent për rajonin e Ballkanit në Aleancën e Shëndetit dhe Mjedisit (HEAL) thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor janë shumë të varura nga lëndët djegëse fosile.
“Ne shohim se nivelet ekstreme të ndotjes së ajrit janë ende të pranishme në rajon. Ju bëjmë thirrje vendimmarrësve që të vendosin shëndetin në qendër të politikave mjedisore. Gjithashtu, duhet të krijojnë plane më ambicioze drejt stilit të jetesës së shëndetshme”, shtoi Kukolj.
Ndikimet më të larta të ndotjes së ajrit tek të rinjtë dhe të moshuarit.
Në të gjithë Evropën Juglindore, numri më i madh i vdekjeve ndodh te njerëzit e moshës 70 vjeç e lart. Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit përbënte 7.7% të vdekjeve neonatale. Shumica e vdekjeve të parakohshme i atribuohen PM2.5 të ambientit.
Përqindja e vdekjeve neonatale të lidhura me ndotjen e ajrit në vitin 2019 ishte më e madhe në Bosnje,Hercegovinë (11%) dhe Maqedoninë e Veriut (10%).

Kontribues të rëndësishëm të ndotjes në rajon janë qymyrii, karburanti i lëngshëm dhe gazi natyror. Si burime individuale, burimet e banimit kontribuan më së shumti (20%) në vdekjet që i atribuohen PM2.5 në 2019.
Vlatka Matković, Zyrtare e Lartë e Politikave në Aleancën e Shëndetit dhe Mjedisit (HEAL) ka ngritur shqetësime për ekspozimin afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit në të gjithë rajonin.

“Rajoni Juglindor i Evropës ka qenë prej kohësh një “pikë e nxehtë” e ndotjes së ajrit”, Matković.
Sipas saj ky raport konfirmon urgjencën për të vepruar për ajër të pastër për shëndetin.
Ajo shtoi se përfundimi i varësisë nga qymyri do të sjellë shumë përfitime. Këtu përfshihet ulja e shkallës së kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive dhe zhvillimin më të shëndetshëm të fëmijëve.
Krijimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të çojë në forcimin e reagimit shëndetësor ndaj ndalimit të ndotjes.

LEXO EDHE:

Back to top button