LSDM vazhdon akuzat ndaj pushtetit për zjarrin në Drislla

LSDM vazhdon akuzat ndaj pushtetit për zjarrin në Drislla

Ndërkohë LSDM vazhdon akuzat ndaj pushtetit për zjarrin në Drislla. Sipas opozitës maqedonase Shkupi po ngulfatet, ndërsa Mickoski dhe kuadrot e tij e kanë shndërruar deponinë në bombë ekologjike. Sipas kësaj partie deponia Drislla dhe Vardarishte, po helmojnë banorët e Shkupit, ndërsa akuzojnë se qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë.

“Shkupi me ditë të tëra po ngulfatet nga tymi. Qytetarët po e paguajnë me shëndetin e tyre çmimin e paaftësisë dhe gënjeshtrave të VMRO-DPMNE-së. I lanë deponitë të rrezikojnë të drejtën e njeriut për shëndet dhe jetë. Deponitë helmojnë, ndërsa pushteti është i paaftë për të zgjidhur problemin. As shuarja e deponisë Drislla me ditë të tëra nuk jep kurrfarë rezultatesh”,tha Katerina Canevska Arsovska, LSDM.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button