LSM-ja thirrje gjithë punëtorëve që t’i bashkohen protestës së 1 Majit

LSM-ja thirrje gjithë punëtorëve që t’i bashkohen protestës së 1 Majit

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve dhe palëve të tjera të interesuara për protestë që do të mbahet para Parlamentit në orën 11:00, ku do t’i bëjnë thirrje Qeverisë dhe punëdhënësve të marrin përgjegjësi dhe të mundësojnë urgjentisht rritjen e pagave në sektorin privat. Nënkryetari i LSM-së theksoi se mijëra punëtorë kanë raportuar shkelje të ligjit të punës dhe paga të palëshuara gjatë gjithë muajit.

“Apeli ynë është për të gjithë punëtorët dhe palët e tjera të interesuara që besojnë se meritojnë kushte më të mira pune dhe paga më të larta, t’i bashkohen protestës së 1 Majit të LSM-së, që është planifikuar të mbahet saktësisht në orën 11:00 para kësaj ndërtese. Së fundmi, i bëj thirrje punëdhënësve dhe Qeverisë që të fillojnë ta kërkojnë fajin në radhët e tyre dhe jo tek punëtorët, sepse do të mbetemi edhe pa ata punëtorë që ende po bëjnë çmos për të ushqyer familjet e tyre në Maqedoni. Prandaj, duhet rritje e menjëhershme e pagave, veçanërisht për punëtorët në sektorin privat. Pagat më të larta nuk janë pagë prej 500 euro, por pagë minimale prej 500 euro që do të shumëzohet me koeficientin dhe të gjitha pagat e tjera do të rriten”, deklaroi Ivan Peshevski – Zëvendës-kryetar i LSM-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button