LSM: Ndryshimet ligjore për rritjen e orarit të punës nuk janë të kufizuara vetëm për projektin për ndërtimin e autostradave
LSM: Ndryshimet ligjore për rritjen e orarit të punës nuk janë të kufizuara vetëm për projektin për ndërtimin e autostradave
Ndryshimet në Ligjin për Marrëdhënie Pune, që për momentin është në procedurë parlamentare, nënkupton orë pune shtesë edhe për punëtorët që nuk janë të kyçur në projektin për autostradat, kështu vlerëson Sllobodan Trendafillov nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) i ftuar në “Magazina Ekonomike” në Alsat.
“Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për marrëdhënie pune, siç theksohet aty, ka të bëj vetëm me veprimtaritë me interes kombëtarë. Megjithatë, qeverinë asgjë nuk e pengon që gjithçka të shpallë si interes kombëtarë…Në parim ligji nënkupton se nuk ka kufi për kohën shtesë të punës. Dëshirojnë ta heqin edhe të dielën si ditë jo-pune. Kjo nënkupton se punëtorët do të punojnë 7 ditë në javë, nga 12 orë në ditë dhe do të jenë të ekspozuar në punë të rënda fizike”, tha Trendafillov. /Alsat.mk