LSM paralajmëroi protestë masive për 1 Maj

“I ftojmë të gjithë punëtorët, i ftojmë madje edhe të gjitha sindikatat e vërteta që më 1 maj, në vend të koktejeve të shtrenjta, në hotele dhe restorante të dalin në protestë.  Kjo pasi paga minimale sot është harmonizuar nga Ministria e Ekonomisë pa pëlqimin e partnerëve socialë, përkatësisht pa pëlqimin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe në dëm të punëtorëve për vetëm 1.667 denarë. Ajo që është e rëndësishme, sipas të dhënave të DAP-it që kemi siguruar, është se 50% e punëtorëve kanë pagë nën 600 euro, prandaj lufta jonë për rritjen e pagës minimale është e drejtë dhe e ndershme”, deklaroi Sllobodan Trendafillov, kryetar I LSM-së./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button