Lufta kundër zjarreve nis me probleme të vjetra, pensionistët kthehen në punë

Gazetar: Avni Tahiri

Dy nga katër pilotët që aktualisht operojnë me tre avionët Air Tractor, për të luftuar zjarret, janë pensionistë të angazhuar me kontratë pune. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të përballet me sezonin e zjarreve me 23 automjete speciale Pinzgauer, 15 mjete të blinduara BTR-80 me pompa që hedhin ujë deri në 100 metra larg dhe 5 automjete Hermelin, të afta të tërheqin cisterna me kapacitet deri në 6 tonë ujë.

”Në drejtori për herë të parë kemi edhe tre Airtraktor të cilët janë të servisuar. Në këtë moment kemi edhe katër pilot prej të cilëve dy janë pensionistë të cilët janë të angazhuar me kontratë për punë. Njëri është më i moshuar dhe pikërisht arsyeja e fokusit tonë është gjetja e pilotëve të rinj, dy veç më ishin në trajnim dhe me sukses e përfunduan pjesën operative. Sigurisht që kanë nevojë për përvojën që e kanë më të moshuarit. Njëkohësisht këtë verë do të punësojmë më së paku edhe një pilot i cili do të jetë më i përgatitur për këtë sezon”, deklaroi Stojançe Angellov – Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Përveç pilotëve pensionistë të angazhuar, sipas Angellovit, së fundmi po zhvillohen edhe aktivitete për sigurimin e shoferëve për mjetet speciale në luftën kundër zjarreve të mundshme. Për këtë qëllim, sipas tij, janë mbajtur takime me policë dhe ushtarakë të pensionuar që kanë përvojë në drejtimin e automjeteve Pinzgauer, BTR-80 dhe Hermelin, të cilët pritet të angazhohen me kontratë gjatë sezonit veror./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button