Mbi 340 mijë kërkesa digjitale, Andonovski: Portali tani funksionon si duhet
“Ky portal ishte menduar si një derë qendrore digjitale drejt shërbimeve të shtetit, por për vite me radhë ishte i pazhvilluar dhe pak i përdorur. Sot gjendja është ndryshe. Numri i shërbimeve elektronike në portal është rritur nga 120 në vitin 2024 në 352 në vitin 2026. Kjo është një rritje prej 193%. Numri mujor i shërbimeve të lëshuara është rritur nga 1.354 në vitin 2024 në 13.435. Kjo është një rritje prej 892%, pothuajse nëntë herë më shumë shërbime të lëshuara. Numri i përdoruesve është rritur nga 110.000 në 267.000, ndërsa numri i përgjithshëm i kërkesave të paraqitura është rritur nga 64.000 në 340.000”, deklaroi Stefan Andonosvki Ministër i Transformimit Digjital./Alsat.mk.








