Lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës, çmimi i arit arrin rekord të ri

Lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës, çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit është rritur në një nivel të ri pasi investitorët shqetësohen për ndikimin e luftës tregtare midis SHBA-së dhe Kinës. Ari arriti në 3,357 dollarë për të mërkurën. Është rritur me rreth një të tretën që nga fillimi i vitit. Rritja vjen pas komenteve të kreut të bankës qendrore amerikane i cili tha se politikat tarifore të Presidentit Donald Trump ka të ngjarë të nënkuptojnë rritje më të ngadaltë, çmime më të larta dhe rreziqe papunësie. Metali i çmuar shihet si një aktiv më i sigurt për investitorët gjatë periudhave të pasigurisë ekonomike. Administrata Trump ka thënë se masat do ta kthejnë prodhimin në SHBA, do të krijojnë vende pune për punëtorët amerikanë dhe do të gjenerojnë miliarda dollarë të ardhura nga taksat. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button