Luftëtari i MMA-s që mahniti edhe Nurmagomedovin

Amerikani Maks Hallouej bëri një paraqitje mjaft të mirë pak ditë, kur në eventin “UFC Fight Island 7” mposhti Kalvin Katar. Niveli i paraqitur nga Hallouej ka mahnitur kampionin e botës së peshës së lehtë, Khabib Nurmagomedovin.

Mendoj se Maksi është një nga sportistët më të mirë që ka dueluar ndonjëherë në MMA. Është një nga më të mirët e peshës “featherëeight”, ndoshta më i miri në histori në atë peshë. Mendoj se ajo fitore ndaj Katar ishte paraqitja e tij më e mirë në kafaz”, tha mes tjerash Khabib.

Pavarësisht se Hallouej ka zhvilluar 29 duele në kafaz dhe ka mjaft përvojë në këtë sport, sipas Khabib ai ende nuk ka shkuar në majë. “Mendoj se ende nuk ka ardhur kulmi i karrierës për Max. Besoj se për dy vjet ai do të jetë sportisti më i mirë i të gjitha kohërave në MMA”, tha Nurmagomedov.

LEXO EDHE:

Back to top button